Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i quan përralla deklarimet së në këtë shtet ka me pak se 20% shqiptarë

Pendarovski i quan përralla deklarimet së në Maqedoninë e Veriut ka me pak se 20% shqiptarë

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka komentuar zërat e ndryshëm se shqiptarët në këtë republikë tanimë mund të jenë nën 20%. Ai ka thënë se këto pohime janë trillime. Sipas tij, të drejtat e çdokujt në këtë shtet nuk duhet të varen nga numri i tyre. “Shqiptarët edhe të mos jenë 20%, dhe nuk mund të jenë më pak, sepse të gjithë po shpërngulen nga ky vend. Këto janë përralla se shqiptarët tani janë nën 20%. Deklarata ime politike është se nuk duhet shikuar sipas numrave. Ato të drejta i ke dhe mund të flasim vetëm për përmirësimin e gjendjes dhe statusit tim dhe tuajit”, theksoi Pendarovski.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …