Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Josip Buleviq me bashkëpunëtorë, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, sot së bashku me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Sipas komunikatës, ministri Buleviq ka vendosur kurorë lulesh mbi varrin e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari, si dhe është shënuar në Librin e kujtimeve në Muzeun historik, në Prekaz. “Ministrin Buljeviq në emër të familjes Jashari u prit nga Murat Jashari, nip i Komandantit legjendar Adem Jashari. Ai, me shumë vëmendje përcolli shpjegimet që i jepeshin për çdo të rënë nga Murat Jashari, cili e shoqëroi delegacioni nga Kroacia gjatë tërë kohës së qëndrimit të tij në Prekaz. Delegacioni i ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë vizitoi Kullat-Muze të Jasharajve dhe muzeun historik të Rezistencës së Jasharajve me në krye komandantin legjendar Adem Jashari. Buljeviq , po ashtu, është pritur edhe nga Murat Jashari, i cili në emër të familjes i uroi mirëseardhje, e falënderoi për vizitën e tij në Kosovë dhe vizitën te familja Jashari, duke vlerësuar lartë kontributin që ka dhënë dhe po jep Kroacia për Kosovën.
“Murat Jashari në emër të Familjes shpjegoi historikun e qëndrimeve të familjes Jashari dhe bindjen e fortë që kishin, se pa luftë dhe sakrificë nuk vjen liria. Ministri Buleviq për pritjen dhe respektin që ju bë nga familja Jashari shprehi falënderime të thella, duke shprehur mirënjohje, nderim dhe respekt për qëndresën dhe sakrificën e madhe që është bërë nga familja Jashari me në krye Komandantin legjendar Adem Jashari”, thuhet tutje. Ministri kroat, me këtë rast ka folur për rezistencën çlirimtare të popullit kroat, sakrificat që ka bërë për liri, duke bërë krahasime me rezistencën e shqiptareve për liri dhe ndërtimin e shtetit të lirë dhe të pavarur.