Së shpejti do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e kryetarit që përfaqëson vetëm opozitën në Shqipëri, Ilir Meta

Grekja Bakojanis kërkon zgjerimin e detit 12 milje brenda territorit e Shqipërisë, Ilir Meta dekoron ambasadoren greke

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis kërkoi me ngulm imponimin ndaj Shqipërisë dhe zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje në Detin Jon. “Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që paraqiten aktualisht. Mendoj se me Shqipërinë mund të jepet një mesazh i qartë. Politika jonë po tregon dobësi në këto momente. Duhet të bëhen veprime konkrete. Të zgjerohemi 12 milje me Shqipërinë, 12 milje dhe pa vonesë. Koha nuk është në avantazhin tonë”, deklaroi ajo. Vetë Micotakis,  që prej momentit të marrjes së detyrës si Kryeministër ka heshtur për këtë temë, por gjatë periudhës që ishte në opozitë kundërshtonte qeverinë e Alexis Tsipras duke këmbëngulur tek varianti që Greqia të zgjerojë me 12 milje në Detin Jon. Zonja Bakojanis nuk është e vetmja që propozon këtë. Para saj për 12 milje zgjerim të ujërave territoriale greke fliste edhe Nikos Kocias, megjithëse ishte ende në bisedime me homologun shqiptar, Ditmir Bushati dhe ky i fundit e hodhi poshtë këtë deklaratë të ish-kryediplomatit grek. Për këtë qëndrim të miqësor të Greqisë, kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta në prani të Janullatosit, ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani, e ka dekoruar me Titullin e Lartë,   “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …