Pa marrëveshje për formimin e institucioneve të reja, Vetëvendosje dhe LDK shkojnë sot në seancën konstituive të Legjislaturës së shtatë, duke e vazhduar traditën e deritashme të bllokadave paszgjedhore. Pas dy muaj e më shumë negociata, lajmin për mosarritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës e ka dhënë pretendenti për kryeministër, Albin Kurti, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social. Ai ka shpalosur katër kompromiset e bëra për LDK-në, në mënyrë që të arrihet marrëveshja. Ndërsa për LDK-në ka thënë se nuk e ka bërë asnjë alternativë. Sipas tij, oferta që u refuzua më 24 dhjetor ka pasur tri pika. Në të parën, të cilën e ka paraqitur Kurti, Vetëvendosjen si parti e parë i takojnë kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, LDK-së i takon nënkryetari i dytë. Kurse sa i përket çështjes së kryetarit të vendit, që e rezultoi mospajtimin kryesor, propozimi i Kurtit është që kjo më së miri të lihet për më vonë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …