Numri i të prekurve me grip në vendin tonë është duke u rritur. Institucionet e shëndetësisë po apelojnë të qytetarët që t’i marrin masat e duhura për t’u mbrojtur nga gripi sezonal, duke përfshirë këtu edhe vaksinimin. Rreth 13 mijë qytetarë janë prekur me gripin sezonal për më pak se tre muaj. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thonë se nga 1 tetori i këtij viti deri më 15 dhjetor në këtë Institut janë raportuar 12 mijë e 331 raste të dyshimta me grip, si dhe mbi 2 mijë raste me infeksion respirator akut Po ashtu, sipas këtij Instituti, janë raportuar edhe raste me infeksione të rënda respiratore.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …