Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në një tubim të Vetëvendosjes u tha se edhe 17 vite pas luftës qeveria nuk ka bërë asnjë hap sa i përket viktimave të dhunës seksuale, që kanë ushtruar policët dhe ushtarët serbë kundër femrave shqiptare gjatë luftës, u tha në një takim të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me temë “dhunimi seksual krim i pandëshkuar në Kosovë”. Deputetja, Aida Dëguti tha se deri më tani institucionet e vendit nuk kanë bërë asnjë hap për vendosje të drejtësisë sa i përket kësaj çështje. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se duhet të insistohet ne drejtësi. “S’ka vend për turp por për revoltë dhe insistim në drejtësi”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …