Deputetët e Legjislaturës së Shtatë kanë mbajtur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Legjislaturës së Shtatë kanë mbajtur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Deputetët, të cilët kanë fituar mandatet gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura më 6 tetor, kanë mbajtur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Sipas rendit të ditës, në këtë seancë u zgjidhen organet e reja të kuvendit, kryetari, pesë nënkryetarët dhe u caktuan  grupet parlamentare. Por, konstituimi i Kuvendit ishte vënë në pikëpyetje pasi që dy partitë që synojnë formimin e qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë arritur ta finalizojnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Deri në zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, seanca është drejtuar nga deputeti më i vjetër, Jahja Koka dhe deputetja më e re, Fjolla Ujkani, të dy deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje. Fillimisht është formuar Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve. Pasi që ky komision i  verifikoi mandatet, deputetët kanë dhënë betimin sipas ligjit dhe Kushtetutës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro zgjedhjes së Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të Kosovës me 75 për, 27 kundër, 6 abstenime. Ndërkohë janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit.  Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Arberie Nagavcin për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës, LDK ka propozuar Kujtim Gashin, si dhe PDK ka propozuar Memli Krasniqin. Të tre deputetët kanë marrë votat e mjaftueshme për të qenë nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. Pas kësaj pjese të seancës kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca falënderoi për besimin që iu ka dhënë dhe shpalli të përfunduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …