Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se një hap legal kushtetues të enjten në Kuvend është tejkaluar por sipas tij pa marrëveshje mes atyre që po pretendojnë të ndërtojnë koalicion andaj Kosova mund të futet në një krizë më komplekse politike që nuk e kemi imagjinuar. Ai thekson se kolegët që kanë bllokuar formimin e institucioneve kur PDK fitonte zgjedhjet po e bëjnë të njëjtën gjë edhe tani kur kanë fituar në zgjedhje. Hoxhaj shprehet se në një partneritet qeverisës duhet të ketë besim reciprok mes palëve. Ai potencon se PDK do të qëndrojë në opozitë dhe nuk do të jetë pjesë e ndonjë kalkulimi për ndonjë matematikë qeveritare.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …