Sot në Ministrinë e Mbrojtjes është mbajtur konferenca fund vitit me ç’rast janë prezantuar objektivat e realizuara dhe sfidat të cilat e kanë shoqëruar këtë ministri dhe FSK-në gjatë vitit që po e lemë pas. Medieve i janë drejtuar ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama.
Të gjitha objektivat janë arritur me sukses në këtë vit kemi realizuar tranzicionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Shtabit të Përgjithshëm sipas organogramit të ri. Kemi pasur rastin t’i shohim të rreshtuar njësitë emblemat dhe flamujt e njësive ne rastin e ditës së Forcës. Kemi rritur përqindjen e komunitetit jo shumicë. Pastaj kuotën gjinore. FSK vazhdon të jetë institucioni me i besueshëm me vend me një përqindje të lartë. Kjo e arritur është falë punës dhe bashkëpunimit me partnerët tanë NATO-n dhe SHBA-të. Këtë bashkëpunim synojmë ta rrisim edhe me tutje. Objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, tha ndër të tjera ministri, Rrustem Berisha.
Ndërsa gjeneral Rrahman Rama në fjalën e tij në këtë takim përmbyllës tha se po e përmbyllim një vit si Ushtri e Kosovës që ne e kemi pritur me shekuj. Ky sukses është i përbashkët. Me profesionalizëm kemi tejkaluar edhe pritjet. Kemi shumë suksese në kapacitete operacionale. Vlen të ceket operacioni për tërmetin në Shqipëri. Interesi ynë është të kemi ndërveprushmëri me partnerët tanë. Deri tani çka kemi ndërtuar kemi ndërtuar me standarde te NATO-s. Ky është misioni ynë, ne jemi të interesuar të ngrisim kapacitete tona. Në vitin 2021 do të jenë në mision regjional për herë të parë do të jemi pjesë e të gjitha aktiviteteve që do të ndodhin. Në duhet të jemi pjesë e të gjitha ushtrive përfundoi fjalimin e tij gjeneral Rama.