Gjykata

Prokuroritë në Kosovë gjatë këtij viti kanë zgjidhur 94 për qind të rasteve të pranuara për korrupsion dhe krime ekonomike

Sistemi prokurorial në Kosovë gjatë këtij viti ka zgjidhur 94 përqind të rasteve të pranuara për korrupsion dhe krime ekonomike. Por ndër ta nuk është asnjë person i profilit të lartë politik. Në konferencën e fundvitit, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni tha se për ta nivel i lartë janë çdo zyrtarë publik që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare njofton Kosovapress. Hyseni para gazetarëve paraqiti edhe disa prej atyre që ai i ka quajtur suksese të këtij viti, ku tha se miratimi i planit strategjik 2019-2021 ku bën pjesë edhe strategjia e krimeve të luftës si një Task Forcë mes një varg institucioneve është njëra prej gjërave pozitive që ka prekur sistemin e drejtësisë këtë vit. Sistemi prokurorial ka arritur që gjatë periudhës nëntë mujore të këtij viti nga 279 raste të korrupsionit të pranuar nga 725 persona ka zgjedhur 263 raste me 483 persona dhe ka zgjidhur zgjedhur 94 për qind të rasteve të pranuara. Përkushtim i veçantë iu ka kushtuar edhe raporteve penale që lidhen me këto vepra penale. Ka arritur që gjatë këtij viti të i mbyllë 314 informata penale, apo në përqindje janë 98.7 për qind. Ndërsa sa i përket krimeve ekonomike ka 383 raste të pranuara me 480 persona janë zgjedhur 357 raste me 470 persona respektivisht janë zgjedhur 4 për qind sesa lëndët që janë pranuar. Raportet aktuale tregojnë për një efikasitet të rasteve kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomike”, tha Hyseni.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur

Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …