Është mbajt mbledhja e XII-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit, ne mbledhjen merrnin pjesë, kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit, Dr. Haki Shehaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe monitorues dhe shoqëri civile. Për këtë takim ishte parapa ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Marrja e vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër-Eco Tregu; Njësia Kadastrale P-70505021-00893-0, Zona Kadastrale Deçan;
-
Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për MSH dhe SHP dhe marrja e Vendimit për caktimin e lokacionit për Deponi inerte,
4 .Marrja e vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e 4 trafove;
5 .Marrja e vendimit për caktimin e lokacionit për ngritjen e lapidarit në fshatin Prapaqan,
-
Marrja e vendimit për faljen e obligimeve financiare nga tatimi në pronë dhe qeratë për objektet e rrënuara në qytetin e Deçanit;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Arsimit 2019-2022;
-
Të ndryshme
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar seanca ka vazhduar me piken 2 të rendit të ditës. Sqarimet e duhura për këtë pikë janë dhënë nga Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, lidhur me rëndësinë që ka Eco-Tregut, pse duhet të funksionalizohet sa më parë që është e mundur. Pas sqarimeve dhe diskutimeve për këtë pikë të rendit të ditës është votuar nga asamblistët, ndërsa kryetari Ramosaj, propozoi që të ngritët një komision prej 7 anëtarëve për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme. Nga Asambleja komunale janë propozuar tre anëtar:
-
Valdet Nuraj- AAK
-
Albes Cacaj-LDK
-
Shkelqesa Hadergjonaj -PDK
-
Rifat Stojkaj-Drejtor i BPZHR