Kryetari Haliti në debatin e rregullt me qytetarë foli mbi të arriturat e këtij viti

Në Viti, Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur debatin e dytë të rregullt me qytetarë. Gjatë këtij takimi ai i ka njoftuar qytetarët vitias mbi zhvillimet e gjithëmbarshme komunale gjatë këtij viti. Por edhe ju është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi në veçanti ka folur për punën e qeverisë komunale në Viti, gjatë vitit që po lëmë pas. “ Të nderuar qytetarë, Qeveria komunale edhe këtë vit ishte e përkushtuar të ofroj një jetë sa më të mirë për qytetarët e komunës sonë, të ofroj shërbime më cilësore publike, të rris cilësinë e arsimit, të ofroj shërbime më të mira mjekësore, të ndikoj në rritjen e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve tanë përmes investimeve direkte në bujqësi dhe përmes krijimit të një ambienti më të mirë për zhvillim ekonomik, të krijoj një ambient më të pastër për jetesë, përmes mirëmbajtjes dhe rritjes së hapësirave të gjelbra në të gjithë territorin e komunës”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai shtoj se të gjitha këto punë janë bërë falë angazhimit që është bërë përmes një bashkëpunimi të ngushtë me qytetarë, grupe të interesit dhe kategori të ndryshme duke falënderuar secilin për bashkëpunim. Kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur edhe mbi të arriturat dhe sfidat nëpër drejtoritë dhe sektorët e ndryshme komunale dhe mbi planet për të ardhmen. Ndërkaq pjesa e dytë e këtij takimi ka qenë e rezervuar për pyetjet e qytetarëve. Në këtë debat, është shfaqur edhe një video material me projektet e ndryshme të cilët janë realizuar gjatë këtij viti në gjithë territorin e Komunës së Vitisë dhe në sektorë të ndryshëm. Përndryshe debati i plotë do të publikohet së shpejti në ueb faqen zyrtare të Komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …