Lutfi Haziri

Haziri përgënjeshtron njoftimet sipas të cilave VV-ja i ka bërë ofertë të re LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ka përgënjeshtruar njoftimet sipas të cilave Vetëvendosja i ka bërë ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës për ndërtimin e koalicionit qeveritar. Sipas këtyre njoftimeve, LDK-së i është propozuar t’i merr gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje. Në ofertë parashihet që presidenti t’i takojë LDK-së, dhe në momentin e zgjedhjes së kësaj pozite, atëherë partia e Isa Mustafës t’ia kthejë një ministri VV-së, duke u barazuar 5-5 sa i përket ministrive. Ky lajm spekulativ është përgënjeshtruar nga nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri. Ai ka theksuar se pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit të Kosovës nuk ka asgjë të re për arritjen e marrëveshjes për ndërtimin e koalicionit qeveritar VV-LDK ashtu sikur është pritur që do të ndodhë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …