Komuna Skenderaj shpalli sportistin e vitit 2019

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së laureatëve në kulturë, rini e sport, për vitin 2019, në të cilën volejbollistja, Bleona Kadriu u shpallë sportisti i vitit, klubi i vitit u shpallë klubi i femrave në volejboll- Skenderaj, trajner i vitit, Ylli Kadriu si dhe veteran i sportit, Avdyl Gashi. Në fjalën e tij para të pranishmëve kryetari Jashari u shpreh se përkrahja për sportin, kulturën dhe rininë ka qenë dhe mbetet njëra nder shtyllat kryesore të qeverisjes së tij si kryetar i komunë së Skenderajt. “Krahas investimeve që kemi bërë në rregullimin e infrastrukturës sportive, krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e sportit, ne kemi përkrahur klubet tona sportive në vazhdimësi edhe me mjete financiare e logjistike andaj kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Kryetari Jashari. Kryetari Jashari ka thënë se si komunë kanë pasur investime në renovimin dhe ndërtimin e shumë fushave sportive, në qytet dhe në zonat përreth shkollave, fillimin e ndërtimit të poligoneve multi funksionale, sallave të sportit e pishina gjysëmolimpike, të cilat sipas tij do të ofrojnë kushte moderne për zhvillimin e sportit. Ai tutje ka falënderuar sportistët dhe bizneset private të Komunës së Skenderajt, të cilat kanë përkrahur nismat e Komunës në përkrahjen e klubeve sportive dhe të sportit në përgjithësi në komunën tonë. “Ky bashkëpunim do të vazhdoj të thellohet edhe më shumë me bizneset private, pasi që tashmë është miratuar edhe ligji për sponsorizim përmes së cilit bizneset do ta kenë shumë më të lehtë për t’i përkrahur të gjitha klubet e Komunës tonë, duke mos paguar tatim për aq sa sponsorizojnë klubet sportive”, ka përfunduar Kryetari Jashari. Gjatë kësaj ceremonie u ndanë edhe mirënjohje për artistë e këngëtar, për bizneset dhe individët të cilët kontribuan në kulturë, art, rini e sport gjatë këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …