Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se Qeveria e pakicës nuk është opsion real. Ai ka lënë të kuptohet se Vetëvendosja veproi njëanshëm, dhe pa asnjë njoftim, kur deputeti i saj, Glauk Konjufca, u zgjodh kryetar i Kuvendit. Mustafa e ka paralajmëruar Vetëvensosjen se s’do t’i ketë votat e LDK-së, nëse synon ta bëjë qeverinë e vetme. Ai ka theksuar se LDK-ja duhet t’i japë përgjigje votuesve të vet, në të kundërtën përgjegjësia mbetet tek Vetëvendosje.
