Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka folur për kërcënimin që kandidati për deputet, Haxhi Hoti, i ka bërë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Përmes një postimi, Krasniqi ka thënë se Nisma që nga fillimi ka qenë dhe është kundër çdo dhune a kërcënimi. Bashkë për shtetin, armiqtë i mbajmë jashtë kufirit. Bashkë për çdo gjë që është në interes të kombit e shtetit. Jo bashkë në armiqësi. Jo bashkë në sharje e kacafytje. Jo bashkë për krim e korrupsion. Jo bashkë për të kapur shtetin dhe asnjë segment të tij. Jo bashkë në kusari, padije e hajni”, ka shkruar ai. Krasniqi ka thënë se kushdo që është jashtë kësaj fryme, nuk është Nismë. “Të gjitha të tjerave që dëmtojnë kombin e shtetin, dinjitetin e integritetin e çdo njeriu, ju thotë Jo-në e madhe. Na vije keq që në shoqërinë tonë vetëm lajmi i keq bëhet lajm”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …