Ziadin Sela: Nuk është për t'i besuar Ali Ahmetit. Qeverisja bashkë me BDI-në nuk do të thotë demokraci”

Sela: Nisma rajonale, e quajtur Mini Shengen ballkanik, është skandal për faktorin politik shqiptar kudo që jeton

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela thotë se nisma rajonale, e quajtur Mini Shengen ballkanik, është skandal për faktorin politik shqiptar kudo që jeton. Sipas tij, përmes kësaj nisme, Serbia po i mundëson Rusisë të shtrihet në vendet e rajonit, ndërkohë që shqiptarët vazhdimisht bënin përpjekje të largonin influencën ruse nga Ballkani. Sela u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që sa më parë të formojnë Qeverinë, në mënyrë që të mund t’i përgjigjen institucionalisht kësaj nisme. Ai thotë se kjo nismë rajonale, krahas zhvillimeve të fundit, dhe deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të shqiptarët të flasin me vete dhe të ndjehen të irrituar. Ai kujton çështjet me të cilat u përballë Maqedonia e Veriut kohët e fundit, përfshirë këtu ndryshimet kushtetuese dhe marrëveshjen me Greqinë, duke thënë se faktori politik shqiptar çdoherë u mundua për largimin e influencës ruse nga Ballkani. Sela shton se nëse nismat rajonale nuk i kanë të përbashkëta orientimet strategjike të vendeve, ato nuk mund të funksionojnë./kp/.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …