Mehë Uka

Kryetari Thaçi: Sot e kujtojmë heroin e Kosovës, vizionarin dhe atdhetarin e dëshmuar, Mehë Uka

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar Heroin e Kosovës, Mehë Ukën, të cilit para 23 vjetësh i ishte inskenuar vrasja aksidentale në një pritë nga forcat serbe. Ai tha se Uka ishte vizionar dhe atdhetar i dëshmuar. “Sot kujtojmë heroin e Kosovës, Mehë Ukën, të cilit para 23 vjetësh i ishte inskenuar vrasja aksidentale në një pritë nga forcat serbe. Mehë Uka ishte vizionar dhe atdhetar i dëshmuar. Ai kaloi shumë vite në burg si i burgosur politik, sepse ishte gjithmonë në ballë të protestave studentore dhe çdo organizimi për lirinë e popullit tonë. Vrasja e tij mbetet një prej vrasjeve më misterioze në historinë e heronjve tanë, por i mistershëm nuk do të mbetet asnjëherë kontributi i tij i madh për lirinë tonë dhe unitetin kombëtar”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Branislav Kërstiq; Pavarësisht retorikës publike, ekziston një partneritet i heshtur mes Albin Kurtit e Aleksandar Vuçiqit

Gazetari serb. Branislav Kërstiq ka deklaruar se, pavarësisht retorikës publike, ekziston një partneritet i heshtur …