Shqiptarët e Kosovës Lindore kërkojnë që Serbia ta ndjek shembullin e Malit të Zi, për lejimin e përdorimit të simboleve kombëtare

Në Kosovën Lindore kërkohet që Serbia ta ndjek shembullin e Malit të Zi, për lejimin e përdorimit të flamurit shqiptar

Shqiptarët e Kosovës Lindore kërkojnë që Serbia të ndryshojë ligjin, të mos mbetet i vetmi shtet që nuk respekton të drejtën dhe lirinë e përdorimit të simboleve kombëtare. Këtë kërkesë e ka bërë kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në këtë trevë Ragmi Mustafa, pasi Kuvendi i Malit të Zi miratoi projektligjin për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale të pakicave kombëtare. “Ndryshe nga shtetet e tjera në rajon, Serbia shtetërore mbetet e kufizuar brenda mendësisë nacionaliste e fashiste. E jo pak shqiptarë të Luginës nuk mund të jetojnë në vendlindje për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar. Shumë të tjerë përballen me procese gjyqësore. E gjithë kjo politikë në emër të shtetit ligjor është në fakt politikë e dëbimit të tjetrit. Ftoj qeverinë serbe që të ndjekin shembullin e fundit, shembullin e Malit të Zi. Sepse nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare. Ndalimi i tyre flet për karakterin demokratik të vetë shtetit, një shteti ku nuk ka të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, në s’përputhje edhe me konventat për të drejtat e njeriut”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …