Mbahet edhe një takim i kryetarit Bahtiri me përfaqësuesit e USAID-it

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim, Nasuf Aliu, pritën në një takim drejtorin e Agro-USAID-it Mark Woud dhe Ismet Bobajn, ekspert bujqësor në kuadër të programit të AGRO-USAID, me të cilët u diskutua mundësia e lidhjes së dy marrëveshjeve të bashkëpunimit për vitin 2016.

Biseda e zhvilluar lidhur me mundësinë e kultivimit  në komunën e Mitrovicës të kulturës së asparagut, është njëra në vazhdën e bisedave që deri tash janë bërë ndërmjet komunës së Mitrovicës dhe USAID-it, lidhur me këtë kulturë dhe kulturat tjera.

Në takim u bë fjalë për mbjelljen e 25 hektarëve tokë të punueshme me kulturën e asparagut dhe disa hektarë të tjerë me kulturën e mjedrës. Dy palët u dakorduan për dinamikën e punëve dhe ndarjes buxhetore në implementimin e këtyre dy projekteve sa me parë.

Kryetari Bahtiri i falënderoj përfaqësuesit e USAID-it dhe kërkoi që paraprakisht të bëhen analizat e tokës për çdo aplikant, në mënyrë që të vlerësohet saktësisht kualiteti i tokës për mbjelljen e asparagut.

Po ashtu, kryetari Bahtiri kërkoi nga përfaqësuesit e USAID-it, që mundësisht, gjatë mbështetjes së komunave me projekte të ndryshme, Mitrovica të ketë prioritet, pasi që ndodhet në gjendje të vështirë.

Asparagusi është një perim që vilet në prill dhe maj, por që tek ne nuk është prodhuar deri tash. Kultivohet njëherë në 12 vjet dhe pastaj vetëm menaxhohet dhe vilen frytet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …