Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i kësaj partie Albin Kurti ndër të tjera deklaroi sa i përket postit të kryetarit të Kuvendit: “U ofruam edhe postin e kryetarit të Parlamentit si një kompromis për të arritur marrëveshjen por edhe për të ndarë dhe balancuar pushtetin. Oferta jonë gjeneroze u refuzua në pasditen e 24 dhjetorit”. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përgënjeshtroi këtë pohim të Alnin Kurtit duke thënë: “Për hir të së vërtetës, LDK, jo që ka refuzuar por, ka vlerësuar se duhet t’i takojë kryeparlamentari me marrëveshje”. “Ne bëmë punën tonë, zhbllokuam procesin, përkundër që s’kishim marrëveshje e as njoftim se Vetëvendosjen do të procedojë me Kryetarin e Kuvendit”, ka shkruar Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …