Komuna e Junikut ka mbajtur dëgjimin publik përmbyllës për vitin 2019

Komuna e Junikut ka mbajtur dëgjimin publik përmbyllës për vitin 2019, me qëllim të prezantimit të arriturave gjatë këtij viti, projekte të cilat kanë pasur gjithëpërfshirje dhe nga të cilat janë prekur të gjitha segmentet e jetës, gjithashtu janë shfaqur sukseset që ka treguar komuna e Junikut si model i qeverisjes së mirë. Dëgjimi publik ka shfaqur njëherit kërkesat, vlerësimin dhe propozimet nga qytetarët, propozime të cilat komuna i adapton në planin e punës me mundësi implementimi bazuar në linjat buxhetore, ku nga takimi i fundit për këtë vit me qytetar kanë dalë nëntë kërkesa për të cilat qytetarët kanë marrë përgjigje për mundësit, sfidat dhe alternativat për zhvillim të projekt-ideve. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim të mirë, pasi që takimet tona nuk ishin vetëm dëgjimet publike, por janë të përditshme duke qenë çdo moment afër njëri-tjetrit, me intensitet dhe bashkëpunim të tillë do vazhdojmë punën tutje me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe një ambienti jetese të mirë për qytetarë, u shpreh para qytetarëve kryetari Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …