leoni

Nënkryetari Berisha dhe kapiteni Krasniqi, biseduan për masat e sigurisë gjatë ditëve festive

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, e kanë vizituar stacionin policor në Malishevë, ku janë pritur nga komandanti i stacionit, kapiteni Azem Krasniqi, i cili i ka njoftuar për përgatitjet e stacionit policor në fushën e sigurisë, në prag të festës së ndërrimit të moteve. Numri i madh i veturave në komunikacion gjatë këtyre ditëve dhe përdorimi i fishekzjarrëve ishin dy çështjet më me rëndësi që u biseduan në mes të zyrtarëve komunal dhe zyrtarëve policor. Sipas kapitenit Krasniqi, policia i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që festimi i ndërrimit të moteve të kaloj sa më mirë dhe pa ndonjë incident, e po ashtu edhe qarkullimi i qytetarëve, me gjithë ngarkesën në komunikacion, të kryhet pa problem, si dhe siguria të jetë në nivelin e duhur. Nga ana tjetër, nënkryetari Berisha, ka bërë të ditur se janë bashkërenduar veprimet me të gjitha institucionet relevante, për kryerjen e të gjitha shërbimeve të nevojshme, si dhe mbi të gjitha siguria të jetë në nivelin më të lartë, e nata e ndërrimit të moteve të kaloj pa asnjë problem.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …