Emergjenca e Vitisë bëhet me autoambulancë të re

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, konkretisht shërbimi i Emergjencës ka pranuar një autoambulancë nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës. Me këtë rast Kryetari Haliti ka parë nga afër këtë autoambulancë dhe ka bashkëbiseduar me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu dhe me Vjollca Kadolli-Halili, drejtoresh e QKMF-së në Viti lidhur me nevojat për investime për vitin në vijim. Me këtë rast Kryetari Haliti falënderoj MSH-në e Republikës së Kosovës për këtë autoambulancë dhe potencoi se Komuna e Vitisë vazhdimisht ka bërë përpjekje në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore në gjithë territorin e Komunës së Vitisë si në QKMF-në e Vitisë, QMF-në e Pozheranit por edhe në punktet e mjekësisë familjare. Ndërkaq Drejtoresha Kadolli- Halili potencoi se kjo autoambulancë do të ndikoj pozitivisht në ofrimin e shërbimeve të shpejta shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …