Mijëra njerëz në Australi kanë vrapuar drejt bregdetit për të kërkuar strehim për t’i shpëtuar zjarreve që kanë përfshirë vendin. Flakët janë zhvendosur edhe drejt bregdetit. Banorët e përshkruan si një përvojë të tmerrshme. Ndërkohë që zyrtarët konfirmuan se dy persona kishin vdekur nga flakët në New South Wales. Deri tani raportohen 12 vdekje të lidhura me krizën e zjarrit në vend. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 500 km katrorë nëpër dy shtete Australiane nga Gjiri i Batemans në New South Wales deri në Bairnsdale në Victoria.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …