Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, u është drejtuar qytetarëve përmes një videoje, me ç’rast uroi të gjithë për një vit të suksesshëm në vitin që po hyjmë. “Po mbyllet edhe një vit, viti 2019. Një vit jo i lehtë besoj për të gjithë ne. Sytë, zemra dhe vëmendja jonë çdo herë ka qenë në tema të rëndësishme për ne, për kombin, për të gjithë kudo që jemi. Edhe për mua nuk ka qenë një vit i lehtë. Ramë në sfida që na testuan. Edhe dorëheqja edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovë, ishin test për ne dhe për demokracinë që e kaluam me sukses”, ka thënë ai. “Sot ne mund të themi se jemi më të qëndrueshëm, se jo vetëm që në Kosovë prodhohet energji, por çmimi i energjisë është i lirë”, ka thënë Haradinaj. Ai përmendi si suksese energjinë, Ligjin për Trepçën, Ligjin e Punës duke thënë se Kosova është më e fortë në siguri.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …