Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e festës së Vitit të Ri. “Të gjithë qytetarëve të Kosovës ua uroj Vitin e Ri! Viti 2020 sjelltë shëndet e mbarësi për secilin. Qoftë ky vit i mirëqenies për familjet tona. Të shpresojmë e të punojmë të gjithë së bashku që Republika e Kosovës të hapërojë shpejt në rrugën e zhvillimit dhe të drejtësisë. Gëzuar!”, thuhet në urimin e kryekuvendarit Konjufca.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …