Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, sot Këshilli Drejtues i kësaj partie do të caktojë datën e mbajtjes së konventës së përgjithshme, në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së. Sipas një njoftimi sot nga orën 17:00 do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues në njërin nga hotelet në Prishtinë. Në këtë takim, pritet të diskutohet dhe caktohet konventa e përgjithshme për ta zgjedhur kryetarin e ardhshëm të PDK-së, si pasues të Hashim Thaçit, pas 16 vjet udhëheqje të partisë. Kjo konventë pritet të mbahet në fund të prillit ose në fillim të majit. Kadri Veseli tashmë drejton partinë në bazë të statutit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …