Në fund të mandatit, kryetarja në largim Atifete Jahjaga ka finalizuar idenë për krijimin e një komisioni “ad-hoc” lidhur me rishikimin e përcaktimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi. Burime të Top Channel brenda Presidencës kanë bërë të ditur se, deri të hënën e ardhshme Jahjaga do të firmosë emërimin e 3 ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët do të rishikojnë të gjitha materialet për demarkacionin. Edhe pse Jahjaga po e formon këtë komision në fund të mandatit të saj, ai përkrahet edhe nga kryetari i zgjedhur Hashim Thaçi, i cili ditë më parë ka konfirmuar për Top Channel se do t’i japë mbështetjen punës së rishikimit të demarkacionit me Malin e Zi. Partitë opozitare nuk kanë ende një qëndrim unik nëse do ta mbështesin dhe pranojnë rezultatin e ekspertëve ndërkombëtarë, pasi sipas zëdhënësit të AAK-së, Muharrem Nitaj, opozita ende nuk e di metodologjinë e punës që do të ndjekin ekspertët e huaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …