Sistemi i drejtësisë në Kosovë po vazhdon të përballet me shumë sfida, kjo pasi gjykatat ka një mori lëndësh të papërfunduara. Gjykata e Apelit vitin 2019 e ka nisur me 12 mijë e 957 lëndë. Zëdhënësi i kësaj gjykate, Arbër Jashari thotë se gjatë vitit 2019 pa llogaritur muajin dhjetor, kanë pranuar edhe 14 mijë e 707 lëndë. “Në punë gjithsej kemi pasur 27 mijë e 664 lëndë. Prej tyre kemi zgjidhur 15 mijë e 959. Ndërsa në punë vazhdojnë të mbesin edhe 11 mijë e 705”, ka thënë ai. Në këtë gjykatë kanë nisur punën 10 gjyqtarë të rinj. Si rezultat i punës së tyre por edhe të një angazhimi më të madh, Jashari ka theksuar se sivjet do të kenë rreth 5 mijë lëndë të zgjidhura më shumë se në vitin paraprak.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …