Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka shkruar një letër emocionuese për prindërit e vëllezërve Demaku, të cilët po mbahen në burg. Ai në letër thotë se është e vështirë të ngrihesh çdo mëngjes, të shikosh fotografinë e varur në mur të djalit dhe vajzës të rënë në luftë për liri, Xhevatit e Fatimes, dhe të ndjesh mungesën e djemve të tjerë, Nexhatit e Fadilit, të cilët luftuan përkrah tij, por sot nuk janë në liri, për shkak të një padrejtësie të madhe që u bë ndaj tyre, në emër të drejtësisë. “Me nderin e tyre, të cilin mund ta errësojnë përkohësisht shpifjet e ulëta, por kurrë nuk do të munden ta rrënojnë. Ata do të kthehen! Heronjtë kthehen të fundit nga betejat, e beteja e fundit e jona është beteja për nderin e UÇK-së – beteja për ruajtjen e Kosovës. Ne do të fitojmë, sepse UÇK-ja ishte dhe mbeti deri në fund nderi dhe drejtësia e popullit tonë!”, ka shkruar ndër të tjera Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …