Ende pa e ditur mirë se sa personalitete kanë marrë nga Franca titullin, “Grand Officier de la Légion d’honneur” po i thuren lëvdata shkrimtarit, Ismail Kadare për ‘nderin’ e madh që i ka bërë Franca. Në mesin e atyre që e kanë marrë këtë dekoratë, madje shumë kohë pa lindur Ismail Kadare ka qenë edhe komandanti shqiptarë-vrasës, gjenerali serb, Radomir Putnik, i cili në vitin 1912 kishte dhënë urdhër të vriteshin dhe të masakroheshin të gjithë shqiptarët në Kumanovë, Shkup e më gjerë. Asokohe serbët, grekët e sllavët kanë vrarë 20 fish më shumë shqiptarë sesa kishte vrarë regjimi fashist serb i Milosheviqit në vitet: 1998-1999.
Krimet barbare dhe masakrat mbi shqiptarët, në Kumanovë e Shkup i kishte denoncuar asokohe edhe reporteri rus i luftës, Leon Trocki, i cili madje krimet sllave kundër shqiptarëve i kishte quajtur si krime kundër njerëzimit. Për ato krime barbare ai kishte akuzuar Dumën Ruse dhe regjimin vrastar të Beogradit. A mund të presim që shkrimtari ynë i madh, shkrimtari i dashur për francezët, të heq dorë nga ky çmim tradicional i Francës, vetëm edhe për këtë fakt?
Realisht janë edhe disa serbë të tjerë, të cilët kanë marrë këtë “titull nderi” por edhe shumë “kalorës të Mëdhenj” që kanë masakruar popullatën e Algjerit, Marokut dhe shteteve të tjera.
Radomir Putnik – Grand Officier de la Légion d’honneur.
Radomir Putnik, également connu sous le nom voïvode Putnik en serbe Радомир Путник – Војвода … Grand Officier de l’Ordre de la Légion d’Honneur (France)