leoni

UBT themelon programin “UBT për komunitetin”, me çmimin “Dr.Marianne Graff”

UBT themelon programin “UBT për komunitetin”, me çmimin “Dr.Marianne Graff”

Në kuadër të bashkëpunimit  të UBT-së dhe humanistes austriake, dr. Marianne Graff, rektori i UBT-së , prof. dr.Edmond Hajrizi, pos çmimit që ia ka dhuruar asaj, “Excellence Leadership Award”, sot, ka themeluar edhe një çmim në kuadër të UBT-së, por i cili do të mbajë emrin e humanistes.
“Sot hapet programi i ri ‘UBT për komunitetin’, në të cilin do të përfshihet edhe ndarja e çmimit “Dr. Marianne Graff”, ka thënë rektori, teksa ka sqaruar se ky çmim  do t’u dhurohet studentëve për kontributin që ata do ta japin në komunitet. Ai ka theksuar se çmimi do të fokusohet tek pjesa e angazhimit të studentëve dhe të stafit, në zhvillimin material dhe ekonomik të popullatës.
“Natyrisht, prioriteti më i madh do të jetë krijimi i një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm për rajonin”, ka thënë rektori Hajrizi, i cili e ka ftuar humanisten Graf për të shpjeguar më në detaje për projektin. Kjo e fundit, ndërkaq, ka shfaqur kënaqësi për krijimin e një çmimi të tillë, siç është shprehur ajo,  “jo vetëm për arsyen se ai e mban emrin e saj, por edhe për faktin se studentët do të angazhohen për të kontribuuar në vendet ku jetojnë”.                                                                                                                                                                                                                                   “Ideja është që të ketë një kontribut për shoqërinë, të jetë edhe një lloj njohjeje e iniciativave të tilla dhe promovimi i asaj se si dikush angazhohet për komunitetin”, ka shpjeguar Graff. Ajo ka sqaruar se projekti që vjen nga individët mund të jetë i lirë, por për bazë duhet të ketë zhvillimin e fshatrave, energjinë alternative, mbrojtjen e natyrës, kujdesin për pastrimin nga mbeturinat etj. Sipas saj, në fokus është pjesa, që do të ndikojë në zhvillimin e vendeve të reja të punës. Graff, ka theksuar se kriteret për një projekt të suksesshëm janë: cilësia e iniciativës, zhvillimi i mundësive të reja, vazhdimësia dhe qëndrueshmëria, kontributi në zhvillimet sociale të shoqërisë, pjesa ekologjike, marrja e masave në mbrojtjen e ambientit, zhvillimi i përgjithshëm social, si dhe eliminimi i varfërisë. Ka sqaruar se projektet e studentëve duhet të jenë të dokumentuara, në mënyrë që të vlerësohen më lehtë.
Gjithashtu ka bërë me dije se për vlerësimin e projekteve studentore do të krijohet juria, e cila do të përbëhet nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë. Rektori Hajrizi, në fund, ka bërë me dije se aplikimi duhet të bëhet në mënyrë elektronike, deri në qershor të këtij viti. Projektet më të mira, sipas tij, do të shpërblehen me çmimin “Dr.Marianne Graff”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …