Bilall Kasami: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet të bashkohen në mënyrë që të jenë faktor vendimmarrës

Bilall Kasami: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet të bashkohen në mënyrë që të jenë faktor vendimmarrës

Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami thotë se janë të gatshëm që edhe të vetëm të sfidojnë Bashkimin Demokratik për Integrim, dhe partitë tjera në qeveri që kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet e 12 prillit. Por pranon që është i mundur një koalicion me Aleancën për Shqiptarët, për të cilin thotë se do të ndërtohej bazuar në platformë të pastër opozitare. Ai vlerëson se partitë shqiptare duhet të bashkohen rreth kërkesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që ata të jenë faktor vendimmarrës në vend. Sipas tij, dihet qartë që BDI do të përfundojë në opozitë, veçse ka mbetur të shihet se me sa vota do të përfundojë aty. Ai thotë që aktualisht janë në diskutim me strukturat e partisë që të ofrojnë platformën qeverisëse. Megjithatë, ai lë të hapur bashkëpunimin me partitë opozitare shqiptare. Këtu përmend Aleancën për Shqiptarët, ku kreu i saj Ziadin Sela veçse i ka bërë thirrje publike për bashkëpunim./kp/.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …