Të akuzuarit e aferës “pronto”, ideuar nga EULEX-i dhe jugo-mediet, janë liruar nga akuzat, në mungesë të provave

Të akuzuarit e aferës “pronto”, ideuar nga EULEX-i dhe jugo-mediet, janë liruar nga akuzat, në mungesë të provave

Të akuzuarit e aferës së EULEX-it dhe jugomedieve, e quajtur “Pronto” janë liruar nga akuzat, pasi nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar. Shumica e të akuzuarve në rastin e njohur si afera ”Pronto” kanë munguar  në gjykatë pak minuta para se trupi gjykues të shpallte  vendimin lirues për këtë rast. E pranishme në këtë seancë ishte prokurorja speciale, Drita Hajdari dhe mbrojtësit e të akuzuarve. Afera e quajtur pronto filloi në bazë të një incizimi të fshehtë që u kishte bërë EULEX-i disa zyrtarëve të lartë të Qeverisë Thaçi. Bisedat e tyre telefonike për probleme të caktuara u paragjykuan  si vepra penale për çka edhe u ndoqën, u demonizuan dhe u poshtëruan në të gjitha jugo-mediet shqip të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin

Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …