Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë apel tek qytetarët që të vaksinohen ata që janë të ndejshëm, pasi që virusi A i gripit është përhapur edhe në Kosovë. “Qytetarë të nderuar! Virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë, andaj rekomandohet të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit. Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër!”, thuhet në njoftimin ne IKSHPK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …