Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, i cili vazhdimisht ka deklaruar se Forca është e përgatitur dhe e gatshme për të marrë pjesë në misione paqeruajtëse, konfirmon se këtë do të bëjnë bashkërisht me Gardën Nacionale të Ajowes, fillimisht me një numër simbolik të pjesëtarëve të FSK-së. “Ne jemi në proces dhe kemi marrë konfirmimin, jemi në proces të planifikimit dhe në 2021, ne do të jemi pjesë e misioneve paqeruajtëse bashkërisht me Gardën Nacionale të Ajowes. Jemi në fazën planifikuese, duhet të marrim një numër simbolik, por në të njëjtën kohë është shumë domethënëse për ne. Në një farë forme hapen ato dyer dhe mundësi që ne sikur të gjitha vendet demokratike, por të njëjtën kohë sikur në të gjitha vendet e ushtritë moderne, që të jemi pjesë e tyre. Hapet në një farë forme një mundësi e mirë që ne të shpaguajmë atë që në moment të vështira populli ynë ka qenë, që të shpaguajmë dhe të japim kontributin tonë për misione paqeruajtëse, bashkërisht me Gardën Nacionale të Ajovës”, thotë Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …