Ndue Bytyçi (1847 – 1917) rilindës, atdhetar, klerik dhe përkthyes i njohur

Ndue Bytyçi (1847 – 1917) rilindës, atdhetar, klerik dhe përkthyes i njohur

Ndue Bytyçi u lind më  8 mars në një fshat të rrethinës së Shkupit. Disa studiues të Rilindjes Kombëtare shfaqin dilemë rreth vendlindjes së tij, duke pretenduar se ai ka lindur në një fshat të Kosovës, por pa saktësuar vendin. Shumica e studiuesve të veprës së tij janë thuajse një mendje mbi vlerat e veprës së meshtarit poet dhe dom Ndue Bytyçin e konsiderojnë si poet me talent të rrallë.

Ndue Bytyçi është një ndër meshtarët e parë katolikë që i kreu të gjitha studimet në trevat shqiptare: klasike, filozofike e teologjike, në Shqipëri e pikërisht në “Kolegjin Saverian të Jezuitëve” në Shkodër. Aty u edukua me ndjenja të fuqishme atdhetare e fetare, me dashuri të pakufishme për atdheun e për gjuhën shqipe; me etje për dituri, me prirje për të fituar një horizont sa më të gjerë diturie, me dëshirë për ta flijuar jetën e vet në shërbim të popullit të varfër, në emër të Krishtit.

Prandaj, në Prizren, në Gjakovë e Pejë e vise tjera të Kosovës, ku shërbeu, predikoi pa u lodhur kurrë Ungjillin e jetës, dha mësim në shumë shkolla të dioqezës së Shkupit, shkroi vjersha fetare, atdhetare e shoqërore, iu vu përkthimit të njërit ndër librat më të vështirë të Biblës: “Librit të Psalmeve”, përkthim me vlera letrare e gjuhësore që, për fat të keq, nuk e pa ende dritën e shtypit.

Përveç aktivitetit fetar Ndue Bytyçi, ka zhvillura edhe aktivitet kombëtar e arsimor. Ai ishte njohur i shumë gjuhëve të huaja dhe ka përkthyer poezi nga lirikët më të shquar të kohës.

Ndër vjershat e tij fetare, kujtojmë krijime artistike shumë të realizuara që lexohen me kënaqësi edhe sot, si “Mundimet e Jezu Krishtit”, “Vaji i Zojës së Bekueme”, “Atyna”, “Udha e Krygjës” etj.

Ndër krijimet atdhetare vlejnë të përmenden “Memleqetit” (Atdheut), botuar në Shkodër më 1887 dhe vargjet kushtuar Atë Leonardo de Martinos, që në këtë kohë ishte një nga zërat më të njohura poetike: pastaj vjershat “Lugati”e “Kastigimi”, që të kujtojnë bukurinë e poezive të Goethes; “Peshkaxhija” e “Barakxhija”, me motive të theksuara shoqërore e krijime të tjera- Dom Ndye Bytyçi njihet si lëvrues i parë i sonetit apo tingëllimës në letrat shqipe.

Edhe pse gjuha e shkrimeve dhe poezive të tij është dialekti i Veriut ai ka përdoru një gjuhë popullore mjaft të kuptueshme mjaftë të kursyet nga latinizmat e sllavizmat.

Botoi kryesisht ndër revistat e jezuitëve, “Lajmëtari i Zemrës së Krishtit” dhe në revistën “Leka”.

Shpirti i êm madhnon Zotin!

 

Me gjith fuqijen qi ka shpirti i êm,

Po e levdoj Zotin, të madhin Zotin t’êm.

Me fuqí të madhe shpirti i êm â gzue,

Më Zotin të pushtueshem, qi me ka shelbue.

Sherbtore Zoti persè më pá të pervûme,

Kan të gjith shekujt mue me më thanë: E lume!

Njimend mbi mue të mdhaja punë ka bâ,

Zoti i pushtueshem qi êmnin Shêjt e ka.

E tí mishrira brêz mbas brêzit kqyrë,

Ata, qi i luten, e i bekon në gjith mndyrë.

Pûnoj pûnë të mdhaja krahi i djathtë i veti,

Madhshtorët i hupi, mende mdhajt i treti.

Te mdhajt prej së neltit rrotullim i sdrypi,

Prej së poshtit të vogjlit me dorë të vet i hypi.

Me të mira i mbushi të gjith nierzt e ngratë,

I la të pasnit shprazët, e me duer thát.

Zoti Izraelin në sherbim të vet tu’ e pá,

Në pelqim e pati, në mend mishira i rá.

Si u pat premtumun aj te parvet tonë,

Abramit të zgiedhun e fmís tij gjithmonë.

Atit, e Birit, Shpirtit Shêjt nji nderë,

E tash e së parit në mot qi të vînë perherë.

Dom Ndue Bytyci (Marrë nga revista LEKA)

 

Mundimet e Jezù Krishtit e vaji i Zojës së Bekueme

O ju priften, pse po rrini,

Shka po bani, ju meshtarë !

Të piskatni n’ t’ idhta ankime,

Se i drejti shkon i lidhun

Me lan jeten nder mundime.

 

Lenie kangen, ta ketë loti

Ma shlirë udhen, zhgrehniu n’vaj,

Pse per ne po shkon vetë Zoti

Per therore, pa farë faj.

Asht arsyeja mkati ynë,

Veç dashtnije, aj tjeter s’ka,

Qi me dekun n’Krygjë po e shtyn,

Te lirë neve me na ba…

 

 

Kanga e Zjës së Bekueme

Magnificat

 

Me gjith fuqijen qi ka shpirti i ęm,

Po e levdoj Zotin, të madhin Zotin t’ęm.

Me fuqí të madhe shpirti i ęm â gzue,

Më Zotin të pushtueshem, qi me ka shelbue.

Sherbtore Zoti persč më pá të pervűme,

Kan të gjith shekujt mue me më thanë: E lume !

Njimend mbi mue të mdhaja punë ka bâ,

Zoti I pushtueshem qi ęmnin Shęjt e ka.

E tí mishrira bręz mbas bręzit kqyrë,

At, qi i luten, e i bekon në gjith mndyrë.

Pűnoj pűnë të mdhaja krahi i djathte i veti,

Madhshtorët i hupi, mende mdhajt i treti.

Te mdhajt prej së neltit rrotullim i sdrypi,

Prej së poshtit të vogjlit me dorë të vet i hypi.

Me të mira i mbushi të gjith nierzt e ngratë,

I la të pasnit shprazet, e me duer thát.

Zoti Izraelin në sherbim të vet tu’ e pá,

Në pelqim e pati, në mend mishira i rá.

Si u pat premtumun aj te parvet tonë,

Arbamit të zgjiehun e fmis tij gjithmonë.

Atit, e Birit, Shpirtit Shęjt nji nderë,

E tash e së parit në mot qi të vînë perherë.

 

Krishtlindja

 

Për gjith viet me kete dit

Paqe  vjen e rahati,

N’cilen Krishti leu si drit

Prei se lumes Virgjneshë Mëri.

 

Prej krahnorit Virgjnes dliir

Del kio rreze bukurii,

Ejit njoft e kan fort miir

Se vet Biri a i Virgjnes Mrii.

 

Ç’a krijue n’qiill e n’dhee

Gzim ka sot e rahatii,

Pse Shelbusi na ka lee

Prej se lumes Virgjes Mrii.

 

Tyy, Shelbuus, gjith lavdi t’kioft,

Që për neve u bane fmii,

Na tyy dona gjith me t’ njoft,

Birin t’ Hyut e t’ Shejtes Mrii.

 

Zot i madh, ti kjofsh levdue,

Qi jee i Vetem e n’ Trinii,

Nana e Zotit, kiosh neerue,

Shejta Virgjina Marii.

( Nga Radio-Vatikani)

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …