leoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka thënë se është i shqetësuar pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se është shumë i shqetësuar nga rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme pas vrasjes komandantin e lartë iranian, Kasim Sylejmani, vrasje e cila u pasua me protesta të dhunshme para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad. “Ky është një moment në të cilin udhëheqësit duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale. Bota nuk mund të përballojë një luftë tjetër në rajon”, ka deklaruar Farhan Haq, zëdhënës i sekretarit të Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Gjenerali, Qasem Soleimani, kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë nga forcat amerikane në Irak. Pentagoni ka konfirmuar se ai është vrarë me “vendim të presidentit”. Gjenerali iranian, Kasim Sulejmani, është konsideruar figura e dytë më e fuqishme në Iran, pas liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …