Andrej Plenkovic

Plenkoviç: Në samitin e Zagrebit synojmë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka deklaruar se në samitin e Zagrebit, i cili do të mbahet në maj, kemi ambicien dhe qëllimin e qartë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do të jemi këmbëngulës për këtë. Ai ka shtuar  më tutje se nga samiti BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb majin e ardhshëm ka dëshirë të japë dy porosi të rëndësishme, e para që në të gjitha samitet takimet të bëhen në mënyrë sistematike dhe e dyta që të bëhet gjithçka që është në metodologjinë për aderim në Union, pasi kjo shërben si nxitje më e madhe për vendet kandidate. Kroacia mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Europian nga Finlanda më një janar. Fillimi i presidencës kroate do të bëhet zyrtarisht më 9 janar, kur anëtarët e Komisionit Evropian do të shkojnë në Zagreb dhe kur një koncert me atë rast do të mbahet në Teatrin Kombëtar Kroat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …