Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka deklaruar se këtë vit priten të ngritën aktakuzat e para nga Gjykata Speciale kundër ushtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka paralajmëruar se veteranët e luftës nuk i përjashtojmë protestat. Ne në çdo moment mund t’i organizojmë ato por konform situatës ne do të shkojmë. Ne nuk duam të shkatërrojmë vendin tonë, nuk jemi kundër drejtësisë, por jemi kundër drejtësisë selektive që po bëhet vetëm me pjesëtarë të UÇK-së… Mundësia për protesta nuk përjashtohet edhe pse kemi problem për protesta sepse Parlamenti i Kosovës, deputetët tanë e kanë votuar këtë gjykatë dhe tash ne na kanë nxjerrë problem se vetë jemi sponsorizues të kësaj gjykate. Jo vetë në aspektin ne organizata, por nga deputetët tonë që ne aty kemi pas edhe komandantë të ndryshëm, edhe veteranë të UÇK-së edhe subjekte të tjera që kur kemi biseduar kanë thënë nuk do ta votojmë por e kanë votuar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …