Sinqeriteti dhe bashkëpunimi i bazuar në sinqeritet që vuri themelin e BE-së dhe idesë evropiane nuk ndodhet në Ballkan, ku kohët e fundit është shfaqur projektin e quajtur “Mini-shengeni Ballkanik”, ky projekt hegjemonist serbo-maqedonas për dominim në Ballkan… (!)
Kur Robert Schumman paraqiti projektin e Komunitetit të Çelikut dhe Qymyrgurit në 1951, Franca e Gjermania kishin lënë rivalitetet historike dhe armiqësitë mes tyre. Ishte një periudhë krejt e re e bashkëpunimit të sinqert midis këtyre dy shteteve shumë armike të së kaluarës ! Komuniteti i Çelikut dhe Qymyrgutit ishte prototipi i sotëm i BE-së, ndërsa në BE synojnë të hyjnë edhe shtetet ballkanike të tanishme.
Por sinqeriteti dhe bashkëpunimi i bazuar në sinqeritet nuk ndodhet në Ballkan, ku kohët e fundit është shfaqur projektin e quajtur “Minishengeni Ballkanik”. Serbia, propozuese e këtij projekti, ka akoma tendenca hegjemoniste antishqiptare.
Vuçiç, në mendjemadhësinë e tij, synon të shfrytëzojë “minishengenin” për projektet e tij hegjemoniste serbomëdha. Dëshmi e kësaj është kryesisht fakti se ai ka mohuar madje masakrën e Reçakut. Serbia është larg bashkëpunimit të sinqert me shqiptarët. Kush mohon masakrat e kryera, kush nuk kërkon falje për masakrat e për gjenocidin në Kosovë nuk mund të quhet se dëshiron të bashkëpunojë në mënyrë të sinqert me shqiptarët.
Ndërsa “shtetet”e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut dihet shumë mirë së janë shtete antishqiptare, ku shfaqet agresioni gjuhësor, politik, ekonomik dhe i shërbimeve sekrete serbo-maqedonase ndaj popullit shqiptar çdo ditë e më shumë.
“Minishengeni” është një mini-Jugosllavi titiste, projekt hegjemonist i vjetër me origjinë në mitet e “Federatës Ballkanike” të propozuar dikur Enver Hoxhës nga Josip Broz Tito dhe “kalorësi” i tij ballkanas Vukmanoviç Tempo! “Federata Ballkanike” donte të përfshinte Shqipërinë në një Jugosllavi të re, ta bënte Republikë të shtatë jugosllave.
Dhe ajo që nuk ka bërë dikur Enver Hoxha e bën Edi Rama, dmth. bëhet administruesi i “republikës së tretë” të “Minishengenit Ballkanik”! Madje kjo bëhet duke vendosur muzikë serbe në RTSH në natën e Vitit të Ri…
Edi Rama gabon shumë se futet në këtë qorrsokak. Ai miqësohet me Serbinë e sulmon Kosovën, Kosovë që në një të kaluar jo shumë i largët ka lënë gjak për ribashkim me Shqipërinë… Ai miqësohet me Serbinë e Maqedoninë dhe lë gjithashtu edhe integrimin në BE, sepse e din shumë mirë se për hyrje në BE duhet të plotësojë shumë kushte e të bëjë Shqipërinë shtet i së drejtës. Ndërsa Kosova i tha “jo faleminderit” kësaj mini-Jugosllavie e re ballkanike, por i tha “jo faleminderit” edhe Edi Ramës, i cili ka mbetur i izoluar dhe në miqësi vetëm me Vuçiçin e Zaevin.
Kosova ka një projekt shumë më koherent, heqja e kufijve mes saj dhe Republikës së Shqipërisë, që duhet të mbështetet nga çdo shqiptar!
“Mini-shengeni” ballkanik nuk mund të zëvendësojë BE-në dhe integrimin në BE të Ballkanit. Ai është një kopje e keqe e tiste e BE-së. Kundër vlerave të BE-së. Dhe si rrjedhojë është i dështuar të zhduket si një ide e keqe antishqiptare!
Rumani, 4 janar 2019