leoni

Dilaver Goxhaj

Dilaver Goxhaj: Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress kanë frymuar dhe po frymojnë shqip

Sot, më  4 janar 2020, është kënaqësi jo vetëm për punonjësit e institucionit të Radio Kosova e Lirë dhe i Agjensisë Kosovapress, të cilët i kanë drejtuar dhe po i drejtojnë prej 21 vite rresht, (thënë ndryshe për 7670 ditë) pa e ndërprerë veprimtarinë mediatike as edhe njjë ditë të vetme, por është njëkohësishtë gëzim edhe për ata shqiptarë e banorë të Kosovës që i patën pritur e dëgjuar me ankth lajmet e komentet e RKL e Agjensisë  gjatë 168 ditëve të jetës së tyre në atë luftë çlirimtare, ( 4 janar – 21 qershor 1999), në ato ditë që luhej tragjedia e madhe e Kosovës. Njëkohësisht ka qenë dhe është gëzim sot e gjithë ditën për gjithë ata shqiptarë dhe atyre të  pakicave që e ndjejnë  veten shqiptarë kur dëgjojnë valët e saj apo lexojnë portalin e saj e të Agjensisë Kosovapress; është gëzim sepse dëgjohet dhe lexohet shqip për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe bindje politike; është gëzim se kur dëgjon dhe lexon portalin e këtij institucioni krenohesh që është institucion që ka lindur shqiptar e ka mbetur shqiptar.

Për këtë gjë, stafi që e  drejtoi dhe punoi në ato 168 ditët e luftës e në vijim ka të drejtë të ndihet krenar! Po kështu edhe për ne që e kemi dëgjuar ato 168 ditët e lavdisë kombëtare e që e dëgjojmë edhe sot. Jetë të gjatë e sa më të gjatë këtyre instutucioneve mediatikë, me dëshirën që të mos rreshtni së qeni të tillë si deri sot sa të ketë shqiptarë në këto troje ku u dëgjua për herë të parë zëri i Radi Kosova e Lirë!

Pershendetje!

Dilaver Goxhaj

(Shpetim Golemi)

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …