Mijëra besimtarë të udhëhequr nga priftërinjtë e Kishës Ortodokse Serbe, kanë protestuar në disa qytete malazeze për disa ditë pasi autoritetet miratuan një Ligj të ri mbi Lirinë e Fesë Besimin dhe Statusin Ligjor të Komuniteteve Fetare. Ligji parashikon kthimin në gjendjen e objekteve fetare dhe tokës së përdorur nga komunitetet fetare në territorin e Malit të Zi, të cilat thuhet se janë ndërtuar nga shteti ose në pronësi të shtetit deri më 1 dhjetor të vitit 1918.
Mitropoliti ortodoks Malazez, Mihajlo, konstaton se nuk ka dicka të padrejtë në ligjin e ri të qeverisë malazeze, duke akuzuar Kishën Ortodokse Serbe për nxitje të destabilitetit në vend. Në një interivistë për “Al-Xhazira”, ai thotë se nuk është befasuar nga sjellja e Kishës Ortodokse Serbe, e cila u ka bërë thirrje besimtarëve të protestojnë, pasi Mali i Zi miratoi një Ligj të ri për Lirinë e Fesë? Nuk u befasova nga reagimi i tyre, ai është thjesht një vazhdim i vazhdueshëm i politikës hegjemoniste të Serbisë që nga koha e Garashaninit, memorandumi i SANU-së presioni dhe përçarja e vazhdueshme e Malit të Zi nga Kisha serbe cila është shumë më tepër një organizatë politike dhe më pak kishë. Kisha serbe ishte e njëjtë në luftërat e viteve 1990, duke konfirmuar pjesëmarrjen e priftërinjve të saj në luftime, bashkëpunim dhe nxitje të krimit. Edhe pse kjo Kishë, e di këtë fort mirë, ajo nuk e pranon se në Srebrenicës serbët kanë kryer gjenocid.