I ashtuquajturi drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq në prag të Krishtlindjes ortodokse do të qëndrojë sot në veri të Mitrovicës. Siç bëhet e ditur ai do të marrë pjesë në djegien e pemëve për Krishtlindje në portin e kishës Shën Dimitri në orën 16:00. Për të njëjtën arsye, për shkak të Krishtlindjeve ortodokse, është paralajmëruar edhe ardhja e serbëve në Gjakovë. Qytetarët e Gjakovës do të mblidhen përpara Kishës ortodokse ku do të protestojnë kundër ardhjes së këtyre shtetasve serbë me arsyen se të njëjtit kanë kryer krime në këtë komunë.
