Socialdemokrati, Zoran Milanoviç do të jetë kryetari i ri i Kroacisë. Në balotazh ai fitoi kundër kryetares konservatore, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor, aiarriti të marrë afër 53% të votave, kurse Grabar-Kitaroviç pak më shumë se 47% në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën, 5 janar 2020. Me këtë fitorja e socialdemokratit është më e dukshme, se e parashikonin sondazhet. Që në raundin e parë para dy javësh, Milanoviç kryesonte, megjithëse me një rezultat të ngushtë. Plani i Grabar-Kitaroviç për marrjen e votave nga përkrahësit e muzikantit ultra të djathtë, Miroslav Skoro nuk pati sukses. Për Milanoviç kjo është detyra e dytë më e lartë shtetërore. Nga viti 2011-2016, kryetari i atëhershëm i partisë socialdemokrate, SDP ka qenë kryeministër i Kroacisë. Zgjedhjet presidenciale konsiderohen si tregues të popullaritetit të kampit të djathtë dhe të majtë në zgjedhjet parlamentare që mbahen në gjysmën e dytë të këtij viti në Kroaci.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …