leoni

Kryetari Jashari ka reaguar në lidhje me një kronikë të televizionit T7, realizuar në fshatin Syriganë

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka reaguar në lidhje me një kronikë të televizionit T7, realizuar në fshatin Syriganë. Në reagimin e kryetarit Jashari thuhet: Të shtunën në lajmet e mbrëmjes në T7 është plasuar kronika që ekipi i këtij televizioni paska vizituar Syriganën, për të marrë ankesat e banorëve lidhur me asfaltimin e rrugës që lidhë Runikun me këtë fshat të lënë pas dore për shumë vite. I kuptoj shqetësimet që kanë banorët për gjendjen e tanishme të rrugës, mirëpo ashtu siç e dinë edhe vet banorët ky projekt ende nuk është përfunduar dhe posa të përmirësohen kushtet atmosferike që mundësojnë vazhdimin e projektit do të shtrohet edhe shtresa e fundit e asfaltit dhe kështu kjo rrugë ashtu si rrugët tjera që kemi rregulluar do të përfundojë me sukses. I garantoj banorët që ky projekt nuk do të pranohet teknikisht pa i plotësuar kushtet e parapara të kontratës dhe për këtë banorët nuk duhet të kenë asnjë dyshim. Nga ana tjetër ftoj televizionin T7 që përveç kësaj rruge ende të pa përfunduar të vizitojë projektet tjera infrastrukturore që kemi realizuar në fshatra të thella dhe ku dora e shtetit më herët ka munguar, e ku qytetarët kanë jetuar në baltë dhe pa infrastrukturë elementare. Mbetemi të hapur për kritika e sugjerime, por presim që ato të jenë konstruktive dhe pa tendenca të caktuara politike. Ngritja e nivelit të mirëqenies së qytetarëve nuk njeh politikë dhe interes të caktuar politik e grupor, për ne mbetet prioritet kryesor dhe pa i cenueshëm, ka thënë në reagimin e tij kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …