leoni

Ministria e Punëve të Jashtme ia refuzon kërkesën për ta vizituar Kosovën, Petar Petkoviq

MPJ apelon qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes kur kalojnë nëpër Serbi për shkak të incidentëve të raportuara

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, përmes një njoftimi për medie, ka kërkuar nga bashkatdhetarët që të kenë kujdes kur kalojnë nëpër Serbi. Krejt ky reagim i MPJ-së, ka ardhur pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në Serbi me bashkatdhetarët, ku u arrestua një bashkatdhetar dhe u dënua me paraburgim prej 30 ditësh dhe disa të tjerëve u janë shpërthyer gomat e veturave. “Bazuar në këto zhvillime, Ministria e Punëve të Jashtme ka bazë dhe evidencë të mjaftueshme të konstatoj që ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, Serbia, pa përjashtim, për qëllime politike dhe qëllime tjera jo demokratike, në kundërshtim me praktikën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe me të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane, si dhe në kundërshtim më obligimet që dalin nga marrëveshjet e Brukselit, jashtëligjshëm, mund t’ju ndaloj arbitrarisht kalimin në territorin e saj”, thuhet ndër të tjerash në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Ambasadori Rohde: Qeveria e qëndrueshme është thelbësore për stabilitetin e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar rëndësinë e formimit të një qeverie …