Jetlir Zyberaj, këshilltar politik i ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli ka thënë sot se Serbia ka kryer një nga krimet më të rënda në Gjakovë dhe për fat të keq siç tha ai, disa nga ata që organizuan vrasjet në të kaluarën kanë ardhur me civilë çdo vit në Gjakovë për të provokuar familjet, pa iu hyrë therë në këmbë. Zyberaj ka shkruar se sipas statistikave zyrtare, Kosovës i mungojnë ende edhe 1721 qytetarë të zhdukur gjatë luftës, derisa si krime serbe në viktima prej periudhës janar 1998 – qershor 1999 në Kosovë janë edhe 11,840 të vrarë e masakruar shqiptarë, ku prej tyre janë 1,392 fëmijë deri në 18 vjeç, 296 fëmijë deri në 5 vjeç, 1739 femra, 1882 të moshuar mbi 65 vjeç dhe mbi 22 mijë gra të dhunuara.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …