Kryetarët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, sot do të vazhdojnë takimin për të negociuar formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar. Ata janë takuar një ditë më parë në një takim që ka zgjatur më shumë se tre orë, por pas përfundimit të takimit, asnjëri nga ta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media. E tëra çfarë është thënë pas takimit, është deklarata e zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, i cili tha se dy kryetarët do të takohen sërish, ndërsa është shprehur se nuk ka detaje se për çka është diskutuar aty.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …